16.9 C
Mitrovice
E premte, 26 Prill, 2024
spot_imgspot_img

Besa Gaxherri: LDK do të dalë e para, “JO” koalicion me AKR-në

Aleanca Kosova e Re (AKR), në krye me Behgjet Pacollin është duke tentuar që të gjej partnerin e duhur për koalicion për të garuar në zgjedhjet e reja që pritet të mbahen gjatë këtij viti.

Njëra ndër partitë me të cilën AKR-ja ka zhvilluar biseda është edhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), gjë kjo e konfirmuar nga zyrtarët e partisë së Pacollit.

Por zyrtarë të LDK-së thonë se duhet të shkojë e vetme në zgjedhje pasi AKR-ja e Pacollit ka treguar se nuk po i përmbahet marrëveshjeve.

Besa Gaxherri, deputete nga LDK thotë se partia zyrtarisht nuk kanë marrë ndonjë vendium, por se ajo preferon që LDK të shkojë e vetme.

“Nuk kemi marrë vendim zyrtarisht, kemi diskutu një ditë si grup parlamentar se nuk duhet të ketë koalicion dhe të shkojmë vetëm. Për këtë së pari diskutohet në Kryesi të partisë dhe më pas vendos Këshilli i Përgjithshëm. Nuk do të kisha pranuar koalicion me askënd, duhet të shkojmë vetëm.

Kemi provuar koalicione me të gjitha partitë, edhe me AKR-në për të cilën kam respekt, por AKR shumë shpesh i ka thyerë marrëveshjet, i ka marrë votat, kanë kalu nga LDK, qoftë në qeveri, edhe kësaj radhe kemi pasur shpesh shantazh që s’do të jemi ose jo në koalicion, kur të bëhet koalicioni duhet me qenë korrekt, prandaj duhet të shkojmë me forcat tona”, ka thënë Gaxherri për Reporteri.net.

E pyetur lidhur me listën për deputet, Gaxherri ka deklaruar se ende nuk ka nisur zyrtarisht përpilimi i listës, por ka bërë të ditur se ajo do të jetë kandidate për deputete edhe në zgjedhjet e reja.

“Ende nuk ka nisur zyrtarisht përpilimi i listës, por për këtë nuk e kemi vështirë, dega propozon kandidatët e vet. Unë do të jem pjesë e listës për deputet”, ka deklaruar ajo.

Gaxherri ka thënë më tej se beson që LDK do të dalë e para në zgjedhjet e reja.

“Gjithsesi do të punojmë, s’kemi asnjë arsye mos me besu (se do të dalim të parët)”, ka deklaruar Gaxherri. /Reporteri.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT