Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar ndaj verdiktit të 16 shtatorit në Gjykatën Speciale, duke e cilësuar atë si një goditje ndaj mënyrës se si interpretohet historia e luftës së Kosovës.
“Me verdiktin e 16 shtatorit, Gjykata Speciale e ka zëvendësuar Prekazin me Bllacën”, ka deklaruar Behrami.
Sipas tij, vendimi krijon një narrativë në të cilën qëllimi i përbashkët i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për liri dhe pavarësi paraqitet në kontekst kriminal.
Ai ka ngritur gjithashtu pyetjen se pse, sipas tij, verdikti është pritur pozitivisht nga qarqe jugonostalgjike.
“A po e kuptoni pse jugonostalgjikëve po u pëlqen verdikti?”, ka shkruar Behrami.



