Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se nëse për postin e presidentit do të propozohej një kandidat nga familja Familja Jashari, 22 votat e PDK-së do të ishin në mbështetje të tij.
Hamza theksoi se familja Jashari është rast i veçantë në historinë e Kosovës dhe se çdo vendim i saj duhet respektuar.
Ai shtoi se PDK i ka dëgjuar deklaratat dhe qëndrimet e anëtarëve të kësaj familjeje dhe se për të, vendimi i tyre është i respektueshëm.
“Ata janë rast i veçantë në histori, janë diçka tjetër, është vlerë tjetër në krahasim me gjithçka. Nëse do të vinte një kandidat i familjes Jashari, unë e them me bindje që 22 votat e PDK-së do të ishin për atë kandidat. Megjithatë, ne i kemi dëgjuar deklaratat e vendimet e anëtarëve të respektuar të kësaj familjeje, për mua, çdo vendim që e merr kjo familje është i respektum”, tha Hamza në Pressing.



