18.7 C
Mitrovice
E shtunë, 4 Korrik, 2026
spot_img
spot_img

Bajrami: Ekonomia po ngadalësohet, çmimet po rriten

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar pas publikimit të Raportit Vjetor të Bankës Qendrore të Kosovës për vitin 2025, duke thënë se të dhënat e reja konfirmojnë rritjen e çmimeve dhe ngadalësimin e ekonomisë në vend.

Sipas saj, raporti tregon se ekonomia e Kosovës është rritur me 3.6% gjatë vitit 2025, ndërsa inflacioni ka arritur në 3.9%, i ndikuar kryesisht nga shtrenjtimi i ushqimeve dhe energjisë.

Bajrami ka shprehur shqetësim edhe për parashikimet e vitit 2026, ku rritja ekonomike pritet të ngadalësohet në 3.5%, ndërsa inflacioni të rritet në 6.7%, duke theksuar se kjo tregon presion të shtuar mbi qytetarët.

TË FUNDIT

TË FUNDIT