6.7 C
Mitrovice
E premte, 19 Prill, 2024
spot_imgspot_img

Bahtiri për koalicionin PDK-LDK në Mitrovicë: Mos mendoni se dikush mund ta pengoj vizionin tim!

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri përmes një postimi të bërë në rrjetin social Facebook, ka uruar lidhjen e koalicionit në mes PDK-së dhe LDK-së në këtë komunë.

Derisa i njëjti ka ironizuar këtë bashkim, duke thënë se mezi pret vitin e ardhshëm të i shpoh në fushatë dorë për dorë.

Ky është postimi i plotë i tij:

Urime koalicioni PDK-LDK në Mitrovicë!

Edhe pse e kam shqyrtuar gjatë mundësinë e tërheqjes nga politika për t’u kthyer te familja në Holandë, pazaret dhe intrigat e PDK-së dhe martionetës së saj, LDK-së, më kanë bindur se duhet të rikandidohem për kryetar për mos t’i lënë këto dy parti mashtruese dhe zhvatëse të kthehen në krye të komunës sikur para 2013-së.

Mezi pres vitin e ardhshëm të ju shoh në fushatë dorë për dorë, por së bashku me qytetarët e m’i do t’ua tregoj vendin sikur herën e kaluar.

Fjalimet e juaja të sinkronizuara dhe votimet e juaja të përbashkta për t’i kapur 4 ndërmarrjet publike komunale dje në seancën e Kuvendit Komunal, e dëshmojnë më së miri lidhjen e koalicionit mes grupeve tuaja parlamentare.

Pavarësisht kësaj, mos të mendon dikush se mund ta pengoj e ndryshoj vizionin tim për të qeverisur me duar të pastra.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT