Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve Teknikë, Jusuf Azemi, ka thënë se greva në Prishtinë do të vazhdojë derisa punëtorëve t’u paguhen pagat e prapambetura.
Azemi tha se punëtorët po përballen me presion për t’u kthyer në shkolla.
“Pa i paguar komplet muajin gusht dhe ditët e muajit korrik, ne nuk do t’i kthehemi punës”, deklaroi ai në Klan Kosova.
Azemi tha se sindikata është tërhequr nga marrëveshja e mëhershme me DKA-në, duke e akuzuar këtë të fundit për mosrespektim të marrëveshjes.
Ai kërkoi që punëtorëve t’u garantohet paga prej 500 eurosh.
Ai shtoi se nuk do të ketë më bisedime me institucionet derisa të paguhen pagat e korrikut e gushtit dhe të zbatohet paga prej 500 eurosh.




