spot_img
spot_img

Avokati i Vlora Hysenit, Musa Damati: Respektoni parimin e prezumimit të pafajësisë dhe mos e shkelni me paragjykime publike

Avokati mitrovicas, Musa Damati, është avokati i Vlora Hysenit, ish-shefes së Inteligjencës së Shqipërisë për të cilën janë ngritur dyshime për abuzime të rënda me detyrën dhe autoritetin e saj, shkruan Mitrovica SOT

Në këtë kontekst, avokati Damati ka tërhequr vërejtjen kundër paragjykimeve publike që shkelin parimin e prezumimit të pafajësisë.

Damati, përmes një postimi, kujtoi se ky parim është i përcaktuar taksativisht nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, deri në momentin e një verdikti gjyqësor për fajësi.

“Për znj. Hyseni, ashtu si edhe për çdo qytetar tjetër i cili është subjekt eventual i procedurave penale duhet që të vlejë parimi krucial procedural i drejtësisë prezumimi i pafajësisë, i garantuar me legjislacionin penal vendor dhe atë ndërkombëtar, e që nënkupton se çdo person prezumohet (konsiderohet) i pafajshëm përderisa të mos vërtetohet e kundërta me verdikt të plotfuqishëm të Gjykatës kompetente, e përcaktuar taksativisht me nenin 6 paragrafi 2 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, shkroi ai mes tjerash./MitrovicaSOT

POSTIMI:

“Në anën time të djathtë në këtë foto është znj. Vlora Hyseni!

Drejtuese e dy Shërbimeve Sekrete.

Dy herë drejtuese e AKI-së në Kosovë, më pas këshilltare për siguri e kryeministrit të Shqipërisë, dhe së fundi drejtoreshë gjenerale e Shërbimit Informativ Shqiptar (SHISH-it).

Që nga viti 2021 jam avokat i saj në Kosovë, të cilën edhe e përfaqësoj në bazë të autorizimit të dhënë me shkrim pranë gjykatave të Kosovës në disa raste ligjore të natyrës civile.

Për znj. Hyseni, ashtu si edhe për çdo qytetar tjetër i cili është subjekt eventual i procedurave penale duhet që të vlejë parimi krucial procedural i drejtësisë prezumimi i pafajësisë, i garantuar me legjislacionin penal vendor dhe atë ndërkombëtar, e që nënkupton se çdo person prezumohet (konsiderohet) i pafajshëm përderisa të mos vërtetohet e kundërta me verdikt të plotfuqishëm të Gjykatës kompetente, e përcaktuar taksativisht me nenin 6 paragrafi 2 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Neni 6 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNj) konsiderohet si një nga nenet më të rëndësishme në jurisprudencën e Gjykatës së Strasburgut, nen ky i cili po ashtu aludon edhe në interpretimin se lidhur me prezumimin e pafajësisë ndalohet paragjykimi publik para vendimit final gjyqësor.

– Fotoja është shkrepur në vitin 2021 para marrjes së funksioneve zyrtare në Shqipëri, gjatë një takimi pune rreth procedurave legale për përfaqësimin e saj.”

TË FUNDIT

TË FUNDIT