Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, ka bërë të ditur se është takuar gjatë qëndrimit të tij në SHBA me senatorin amerikan nga Teksasi, Ted Cruz.
Përmes një postimi në Facebook, Sadiku e ka cilësuar Cruz-in si një nga figurat e njohura të politikës amerikane dhe një zë me ndikim në Senatin e Shteteve të Bashkuara.
Sadiku ka nënvizuar rëndësinë e forcimit të raporteve me përfaqësuesit amerikanë, duke thënë se Kosova ka nevojë për miqësi të forta në Uashington dhe për një prani më aktive në politikën amerikane.
“Aleanca jonë me Amerikën është ndërtuar ndër dekada. Detyra jonë është ta ruajmë, ta kultivojmë dhe ta forcojmë për gjeneratat që vijnë”, ka shkruar Sadiku



