Kreu i Qeverisë, Avdullah Hoti, ka kërkuar dorëheqjen nga detyra të kreun të AKI-së, Kreshnik Gashi.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, i ka kërkuar z. Kreshnik Gashi, lirimin e detyrës së drejtorit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI)”, thuhet në njoftim.
Kreshnik Gashi është emëruar drejtor i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë nga presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, më 25 nëntor 2019. Para se të emërohej në këtë pozitë ai ka mbajtur pozita të larta institucionale dhe menaxheriale në sektorin publik. /Express




