19.4 C
Mitrovice
E enjte, 21 Maj, 2026
spot_img
spot_img

As partia më e madhe në vend nuk ia lë keq: Vetëvendosje me 9 zyrtarë të akuzuar në nivel lokal

Raporti i IKD-së në lidhje me partitë me zyrtarë të korruptuar ka vendosur LVV-në, partinë më të madhe në vend, me 9 zyrtarë të korruptuar në nivel lokal, duke u radhitur e katërta sipas numrit të figurave me akuza.

Kësaj liste në nivel vendi i prinë Partia Demokratike e Kosovës me gjithsejtë 68 politikanë të cilët akuzohen për vepra të ndryshme. E dyta në listë është Lidhja Demokratike e Kosovës më 41, AAK-ja e Haradinajt më 16 të tillë, dhe në vendin e katërt Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit me gjithsejtë 9 politikanë të akuzuar të pushtetit lokal në nivel vendi.

Partia e Kurtit ka një zyrtar të akuzuar në Klinë, dy në Malishevë, dy në Prishtinë, dy në Prizren, një në Mitrovicë dhe një në Viti, shkruan Gazeta Express.

Partia Demokratike e Kosovës numër më të madh të zyrtarëve lokal të akuzuar ka në Drenas, gjithsejtë 16.

Derisa Lidhja Demokratike e Kosovës numër më të madh të politikanëve në nivel lokal të akuzuar ka në Gjilan, Mitrovicë dhe Suharekë.

TË FUNDIT

TË FUNDIT