spot_img
spot_img

Artan Behrami: Krerët e UÇK-së duhet të shpallen “Heronj të Kosovës” nga Albulena Haxhiu

Artan Behrami ka kërkuar që Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, t’ua ndajë titullin “Hero i Kosovës” Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Në reagimin e tij, Behrami thotë se në Hagë lufta e UÇK-së dhe rruga e Kosovës drejt pavarësisë janë kriminalizuar përmes vendimit të Gjykatës Speciale.

Ai i referohet gjithashtu deklarimeve të avokatit të Hashim Thaçit, Luka Misetiq, sipas të cilit Trupi Gjykues e ka lidhur arritjen e pavarësisë së Kosovës me qëllimin kriminal të pretenduar të Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale.

“Në Hagë, lufta e UÇK-së dhe rruga e Kosovës drejt pavarësisë u kriminalizuan nga verdikti i pabesisë. Edhe avokati i presidentit Thaçi, Luka Misetiq, ka theksuar se Trupi Gjykues e lidhi arritjen e pavarësisë me qëllimin kriminal të Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale.

Prandaj, të hënën, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, duhet t’ua ndajë titullin “Hero i Kosovës” Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Nëse Gjykata Speciale tenton të kriminalizojë rrugën tonë drejt lirisë, ne duhet ta afirmojmë edhe më shumë historinë tonë”, tha ai.

TË FUNDIT

TË FUNDIT