Kanë arritur në Kosovë edhe pjesa tjetër e autoblindave ushtarake për FSK’në, të porositura nga SHBA, shkruan Gazeta Metro.
Ushtria e Kosovës ka blerë disa automjete të blinduara të tipit Humvee (HMMWV/USA), të cilat janë të porositura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), transmeton Gazeta Metro.
Ndërsa pjesa e parë e autoblindave kishte arritur ditë më parë, këtë e kishte konfirmuar edhe Gjenerallejtënant Rrahman Rama.
“Ne i kemi blerë, ato autoblinda. Vitin e kaluar e kemi nënshkruar kontratën ndërsa dje kanë ardhur pjesa e parë e në vazhdim do të vijnë edhe të tjerat”, ishte shprehur Rama ditë më parë.
Ushtria e Kosovës vazhdimisht po përmirëson kapacitet e saj logjistike, duke u pajisur me artileri të rëndë, për nevojat e saj. ditë më parë kanë ardhur edhe makina (HMMWV/USA) për Forcat tona Special Ushtarako – Policore.
Në fotografit e më poshtme shihen këto automjete të cilat kanë arritur sot në Han të Elezit./gazeatmetro.net




