13 C
Mitrovice
E shtunë, 16 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Arrestohet edhe një person lidhur me dhunën dhe huliganizmin në protestat në Zveçan

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar edhe një nga personat e dyshuar për dhunë ndaj forcave paqeruajtëse ndërkombëtare gjatë protestave të dhunshme në Zveçan vitin e kaluar, shkruan Mitrovica SOT

Njoftimi i Policisë:

Sot me datë 24.07.2024, pas një pune hetimore dhe operative të ekipeve të Policisë së Kosovës është lokalizuar në rajonin e Mitrovicës Jug, i dyshuari me iniciale (D.D.) ndaj të cilit ishte ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Speciale, lidhur me rastin e sulmit ndaj autoriteteve/forcave ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë me datë 29.05.2023, i identifikuar si njëri ndër personat që ka përdor dhunë në mënyrë aktive në Zveqan, dhe si i dyshuar për veprat penale:

Bashkim për veprimtari kundër kushtetuese, me qëllim të sulmit kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës

Rrezikim i personave nën mbrojtje ndërkombëtare

Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi dhe

Sulm ndaj personit zyrtar

Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

TË FUNDIT

TË FUNDIT