Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten e 9 korrikut ka gjetur dhe sekuestruar një armë të gjatë gjysmëautomatike, municion të llojeve të ndryshme dhe një bajonetë në një shtëpi të pabanuar në fshatin Lucka Reka në komunën e Zubin Potokut.
Njoftimi:
POLICIA SËRISH GJEN ARMË DHE MUNICION NË ZUBIN POTOK – BASHKËPUNIMI ME QYTETARËT VAZHDON TË JAPË REZULTATE KONKRETE
Mitrovicë Veri , 09.07.2026
Si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe besimit të ndërsjellë ndërmjet Policisë së Kosovës dhe qytetarëve, të cilët edhe në rastet e mëparshme kanë ofruar informacione të rëndësishme që kanë çuar në zbulimin dhe sekuestrimin e armëve ilegale, sot me datën 09.07.2026 është realizuar edhe një operacion i suksesshëm policor në veri të vendit.
Gjatë komunikimit të rregullt me qytetarët, zyrtarët policorë kanë pranuar informacione se në një shtëpi të pabanuar në fshatin Lucka Reka, komuna Zubin Potok, mund të ketë armë dhe mjete të tjera ilegale.
Menjëherë pas pranimit të informacionit, njësitë policore kanë ndërmarrë veprime të shpejta dhe profesionale, duke kryer kontroll në lokacionin e dyshuar. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar:
– Një (1) arme te gjatë gjysme automatike;
– Treqind e nëntëdhjetë e dy ( 392) fishek te kalibrit 7.62 mm,
– Njëqind e njëzet e tre ( 123) fishek kalibër 7.9 mm
– Pesëmbëdhjetë (15) fishek te pushkës se gjuetisë
– Njëmbëdhjetë (11) fishek te pushkës se gjatë
– Tre (3) fishek manovrues
– Tetëmbëdhjetë fishek (18) te armës se shkurt
– Dy (2) fishek te armës se gjate
– Gjashtë (6) gëzhoja te llojeve te ndryshme
– Një (1) bajonetë
Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur Prokurorit të Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Në lidhje me këtë rast, deri në këto momente nuk ka persona të arrestuar, ndërsa rasti vazhdon te hetohet nga njesitë kompetente.
Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe besimin e treguar, duke i inkurajuar ata që të vazhdojnë të raportojnë çdo informacion të rëndësishëm përmes numrit emergjent 192. Vetëm përmes partneritetit të ngushtë ndërmjet policisë dhe qytetarëve mund të ndërtohet dhe të garantohet një ambient i sigurt, i qetë dhe paqësor për të gjithë qytetarët, pa dallim.




