9.5 C
Mitrovice
E enjte, 21 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Albulena Haxhiu hedh poshtë zërat për koalicion me AAK-në: S’kemi patur dhe nuk do të kemi bashkëpunim me partitë që kanë shkatërruar vendin

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizja Vetëvendosje “Albulena Haxhiu” e ftuar në “Intervistën e Javës” në Gazeta Blic” ka theksuar se nuk kanë patur dhe nuk kanë bisedime me AAK-në për një bashkëpunim mes tyre.

Haxhiu ka deklaruar se nuk bashkëpunojnë me subjektet politike të cilat e kanë degraduar vendin.

“Jo, nuk kemi asnjë takim, s’kemi patur asnjë takim me përfaqësuesit e AAK-së, me asnjërin prej tyre. Ne i kemi synimet e qarta, nuk do të bashkëpunojmë me subjektet politike të cilat e kanë shkatërruar vendin dhe degraduar. Ne kemi synim të qartë se cilët do të jenë personat dhe iniciativat me të cilat do të bashkëpunojmë” deklaroi Haxhiu për Gazeta Blic.

TË FUNDIT

TË FUNDIT