17.4 C
Mitrovice
E enjte, 9 Maj, 2024
spot_imgspot_img

Albin Kurti e konfirmon se do të takohet me Edi Ramën në Tiranë

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti – që deri tani del se është fitues i zgjedhjeve – e ka konfirmuar se do të udhëtojë në Tiranë ku do të takohet me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

“Do të udhëtoj në Tiranë ku do të marrë pjesë në një konferencë që do të mbahet këtë vikend, në të njëjtën kohë do të takohem edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama”.

 

 

Por, Kurti nuk ka treguar se cila do të jetë tema e takimit ndërmjet tij dhe Ramës.

Këto komente kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje i bëri gjatë vizitës në Panairin “Agrokos” në kryeqytet.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mbrëmë në emisionin “Opinion” kishte paralajmëruar se do të ketë një takim me Albin Kurtin gjatë ditës së sotme.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT