23.1 C
Mitrovice
E hënë, 29 Prill, 2024
spot_imgspot_img

Alban Bushi: Muriqi nuk ishte kushedi çfarë lojtari te Shqipëria

Trajneri i kombëtares shqiptare të gjeneratës U21, Alban Bushi ka vazhduar me deklarata interesante.

Ndoshta synimi i tij është të bëhet pjesë e mediave, dhe dorën në zemër deri më tani ia ka arritur qëllimit, shkruan GazetaBlic.

Së fundi, Bushi ka folur edhe Vedat Muriqin, për të cilin thotë se nuk ishte edhe kushedi sa i mirë sa ishte pjesë e gjeneratave të reja të Shqipërisë.

“Ne jemi munduar të zgjedhim më të mirët. Muriqi ka qenë te Shpresat nën drejtimin e Gegës, por nuk ishte ndonjë lojtar kushedi. Ka lojtarë që rriten në moshën 22-23 vjeç. Shqipëria ka sjellë shumë lojtarë të mirë,” ka thënë Bushi.

“Ata që kanë ikur te Kosova kanë bërë zgjedhjen e tyre. Ka shumë lojtarë që më kanë thënë ‘do vij te Shqipëria’ e nesër nuk më kanë hapur telefonin duke shkuar te Kosova,” ka thënë Bushi.

/GazetaBlic/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT