4.9 C
Mitrovice
E mërkurë, 30 Nëntor, 2022
spot_imgspot_img

Alarmante: Për 10 vjet Kosovën e braktisën mbi 500 mijë njerëz

spot_img

Për 10 vjet Kosovës i janë larguar 500 mijë qytetarë, një shifër alarmante krahasuar me numrin e banorëve që sipas regjistrimit të popullsisë nuk është as 1 milionë e 800 mijë.

“Në Kosovë brenda 10 viteve e kanë braktisur vendin 529.647 qytetarë ose 30 për qind e popullsisë së përgjithshme. Popullsia në Kosovë për vitin 2021 vlerësohet të jetë 1,773. 971 banorë rezidentë”, ka raportuar TRT Balkan.

Largimi i madh i qytetarëve vërehet edhe në shkolla, kur ka çdo ditë e më pak nxënës.


Nga të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, kuptohet që Kosova është një ndër shtetet me uljen më të madhe të numrit të nxënësve për një vit në rajon.

Në vitin 2021/22 në Kosovë kishte 217.977 nxënës apo 5.931 më pak nxënës në shkollat fillore se në vitin 2020/21, ku numri i përgjithshëm i nxënësve të shkollave fillore ishte 223.908.

Kosova qëndron keq në këtë drejtim, por mirë nuk janë as vendet e tjera të rajonit – sidomos Shqipëria që është lider për emigrim.

“Në periudhën e vitit 2008-2018 sipas një hulumtimi nga Instituti EPIK, Shqipëria rradhitet e para në rajon për migrim me 1.249.706 të migruar brenda 10 viteve apo 44 për qind e popullsisë së përgjithshme. Llogaritur më 1 janar të vitit 2022 numri i popullatës në Shqipëri numëron 2.793.592 banorë”, thuhet në hulumtim.

Probleme me ikje masive kanë edhe vendet e tjera të rajonit si Serbia, Bosnje dhe Hercegovina, Maqedonia e Veirut e Mali i Zi.

OP/ED

Kurti nuk do debat por bindje – nuk do garë por nënshtrim!

Kurti po e orienton tërë kapacitetin e tij të...

Letër drejtuar pasuesve të Pandeli Sotirit dhe Mati Logorecit

Shkruan: Atdhe Gjoci Lëmoshë është kur lypë pa dhënë gjë...

Mbreti i ri i Britanisë së Madhe është i lidhur ngushtë me islamin

Mbreti Charles III do të na befasojë. Burri, familja...

Artikujt e fundit

Pas vendimit të sotëm, vizat pritet të hiqen më 1 janar 2024 (VIDEO)

Ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u pajtuan...

Caktohen anëtarët e Trupit Gjykues në rastin e krerëve të UÇK-së

Është caktuar Trupi Gjykues që do të trajtojë rastin...

Asociacioni si kusht i Kosovës dhe Serbisë për bisedime të mëtejme?

Asociacioni që përfundoi në deklaratën e Josep Borell kur...

Këto vende të Mitrovicës s’do të kenë rrymë gati 9 orë

Disa vende të rajonit të Mitrovicës nuk do të...

Nesër qyteti i Mitrovicës pasurohet me diçka të re!

Gjatë vitit 2022 HEB'S ka hapur një mori pikash...

Pas vendimit të sotëm, vizat pritet të hiqen më 1 janar 2024 (VIDEO)

Ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u pajtuan të mërkurën për t’i dhënë mandatin Këshillit Evropian të negociojë procesin e liberalizimit të vizave...

Caktohen anëtarët e Trupit Gjykues në rastin e krerëve të UÇK-së

Është caktuar Trupi Gjykues që do të trajtojë rastin e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare në Hagë, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup...

Asociacioni si kusht i Kosovës dhe Serbisë për bisedime të mëtejme?

Asociacioni që përfundoi në deklaratën e Josep Borell kur Kosova e Serbia u dakorduan për targat dhe zbatimin e marrëveshjeve të kaluara, mund të...