Britania ka detektuar një variant tjetër të ri të koronavirusit, shkruan Reuters, transmeton mitrovicasot.net
“Kemi detektuar dy raste të një varianti tjetër të ri të koronavirusit”, tha Ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock.
Ai tha se të dyja janë kontakte të rasteve që kanë udhëtuar nga Afrika e Jugut.
“Ky variant i ri është edhe më shqetësues sepse është edhe më i transmetueshëm dhe duket se ka pësuar më shumë mutacione se varianti i parë që është zbuluar këtu në Britani”, tha Hancock.



