Bakir Izetbegpviq dhe Milorad Dodik, udhëheqësit e dy partive më të mëdha në Bosnjë dhe Hercegovinë shkëmbyen akuza dhe fyerje në një bisedë telefonike, përmbajtja e së cilës u bë publike, duke i dhënë kështu një vrull të ri fushatës zgjedhore, tashmë të parakohshme.
Debati u nxit nga intervista e Izetbegoviqit me Federatën e Bosnjës dhe Hercegovinës (FTV), në të cilën ai tha se Dodik më në fund duhet të “largohet me forcë” për shkak të pengimit të vazhdueshëm të rrugës evropiane të Bosnjës dhe kërcënimeve për shkëputje.
“Ligji vlen për të gjithë njerëzit në këtë vend, por nuk vlen për Dodikun. Në fund të fundit, kjo çështje do të duhet të zgjidhet me forcë. Gjyqësori dhe bashkësia ndërkombëtare do të duhet të zbatojnë ligjet”, tha Izetbegoviq.
Për Dodikun, i cili vazhdon të menaxhojë të gjitha proceset e rëndësishme në Republikën Serbe si president i Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur (SNSD) në pushtet, ky ishte një rast për ta telefonuar menjëherë Izetbegoviqin, për ta regjistruar bisedën dhe më pas për ta dërguar regjistrimin në media.
Sharje dhe akuza
“Po më kërcënon?”, e filloi Dodik bisedën me Izetbegoviqin dhe e pyeti vazhdimisht pse po e kërcënonte.
Izetbegoviq shpjegoi se bëri thirrje për respektimin e ligjeve në fuqi në vend, tha se në RS po kryhej një aparteid sistematik i “të krishterëve mbi myslimanët” dhe akuzoi Dodikun se po pengon përparimin e Bosnjës në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s.
Për këtë, Dodiku tha: “Po e mashtroni bashkësinë ndërkombëtare”. Izetbegoviq i tha të largohej nga kjo situatë, gjë për të cilën Dodiku u përgjigj se do ta bënte një ditë, “kur të jetë 86 vjeç”.
Ata akuzuan gjithashtu njëri-tjetrin për Izraelin dhe Palestinën. “Ju po i bëni lajka Izraelit ndërsa ata po masakrojnë fëmijë”, i tha Izetbegoviq- Dodikut. “Kush masakron fëmijë, a jeni normalë? Kush i masakroi i pari fëmijët e Izraelit?” u përgjigj Dodiku.
Pjesa më e madhe e bisedës telefonike u zhvillua me të bërtitura, dhe Dodik dhe Izetbegoviq fyenin njëri-tjetrin. /Reporteri.net/
Objavljen snimak razgovora Bakira Izetbegovića i Milorada Dodika. (https://t.co/IOTw9QwXI9)
Izetbegović Dodiku: “Psuješ nam genocid, rušiš državu i dodvoravaš se Izraelu koji kolje djecu”
Dodik Izetbegoviću: “Prijetiš mi. Šalješ mudžahedine na mene” pic.twitter.com/c71NnExDHW— Istraga.ba (@IstragaB) June 25, 2026





