22.2 C
Mitrovice
E shtunë, 18 Maj, 2024
spot_imgspot_img

Aksident trafiku në rrugën Ferizaj-Lipjan, vdes 21 vjeçarja

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 01:35 minuta, në rrugën Ferizaj-Lipjan (në fshatin Muzeqinë), ku ka humbur jetën një grua kurse pesë persona të tjerë kanë marrë lëndime trupore .

Sipas njoftimeve të para, rasti ka ndodhur kur ngasësi i veturës me inicialet V.O. 26 vjeçar, duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, humbë kontrollin mbi timonin,  kalon jashtë rrugës në anën e majtë, me ç’rast automjeti bie në lumin e fshatit, njofton Klan Kosova.

Në këtë aksident, pasagjerja 21 vjeçare ka humbur jetën dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i te ndjeres dërgohet për obduksion në IML Prishtinë. Ndërsa pesë të lënduarve, fillimisht iu është dhënë ndihma e parë në emergjencën e Ferizajt, ku dy prej tyre janë dërguar në QKUK për tetman të mëtejmë mjekësor. Me rast janë duke u marrë hetuesit e njësitit të trafikut rrugor në bashkëpunum me Prokurorin e Shtetit.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT