601 mijë euro është dëmi që dy zyrtarët e MINT-it dhe një biznismeni dyshohet se ia kanë shkaktuar buxhetit të shtetit përmes mallit të rezervave shtetërore.
Për këtë u arrestuan dhe u paraburgosën drejtori i këtij divizioni, Hafiz Gara, drejtori i Departamentit për Integrim Evropian, Irfan Lipovica dhe biznesmeni Ridvan Muharremi.
Në dosjen e Prokuorisë Speciale theksohet se të dyshuarit kanë sjellë 52.5 tonë grure më pak se sasia e kontraktuar, ndërsa vaj e sheqer nuk kanë sjellë fare.
Sipas kesaj dosjeje, Lipovica e Gara akuzohen se kanë tejkaluar kompetencat zyrtare duke lejuar anashkalimin e procedurës së hapur të prokurimit publik.
Megjithatë, juristi Ardian Bajraktari numëron disa raste kur lejohet anashkalimi i këtyre procedurave./Express




