Ish-deputeti i PDK-së, Adem Grabovci, ka bërë të ditur se është infektuar me coronavirus.
Grabovci ka shkruar në Facebook se gjendja e tij është stabile dhe nuk ka simptoma deri tani.
Postimi i tij:
Duke qenë të ekspozuar në vazhdimësi në ambiente ku, persona të tjerë veq kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, unë dhe familja jemi testuar, dhe sot jam njoftuar se kam rezultuar pozitiv edhe unë. Andaj, duke respektuar rekomandimet e institucioneve gjegjëse, tashmë jam në izolim.
Derisa gjendja ime është stabile dhe nuk kam simptoma deri tani. Por do kem kujdesin e kërkuar në përballje me virusin.
Të gjithë qytetarëve iu bëj thirrje për kujdes të shtuar.
#MbaniDistancën
#VendosniMaskat
#KujdesuniPërVetenDheRrethin




