11.6 C
Mitrovice
E premte, 19 Prill, 2024
spot_imgspot_img

Adelina Ismaili nënshkruan bashkëpunim me këtë televizion: Së shpejti mund ta shohim në ekran

Këngëtarja e njohur kosovare, Adelina Ismaili, ka njoftuar se ka lidhur bashkëpunim me kanalin më të ri televiziv në vend, “Kanal10”, shkruan Gazeta Metro.

Me anë të një postimi në Facebook, Adelina Ismaili, ka njoftuar se ka lidhur bashkëpunim me “Kanal10” dhe si duket shumë shpejt do ta shohim në ekranin televiziv.

“Erdhi. Diçka e re, diçka ndryshe, e bukur dhe e madhe. Ishte nder dhe kënaqësi e madhe për mua. Na priftë e mbara”, ka shkruar Ismaili.

Ajo duket se do të sjellë ndonjë emision në këtë kanal edhe pse ende nuk dihet saktë çka do të sjellë.

Mbetet të shihet ditëve në vazhdim. /gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT