Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thumbuar ashpër përmes një statusi gjashtë deputetët që kundërshtuan marrëveshjen për president me Albin Kurtin.
Abdixhiku tha se mendonte se e kanë për parime e për Kosovë, por sipas tij, beteja qenka për kryetar të LDK-së.
Abdixhiku tha se populli smka për t’i falur ata.
Postimi:
S’rrotullohet shteti për një ambicie.
Mendoja se e kanë për parime e për Kosovë; por beteja qenka për kryetar të LDK-së për njëri-tjetrin. Për keqardhje!
LDK njihet ndryshe. Me klasë politike që dikur jepte gjithçka për shtetin, jo me të atillë që do ta japë shtetin për vete.
Zot, fali, kaq dinë; se populli s’ka për t’i falur!



