15.7 C
Mitrovice
E enjte, 14 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Abazi i quan fëmijërore sjelljet e Kurtit: Në botë kurrkujt s’i intereson për të, prandaj shkakton kriza me mbetë relevant

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka vlerësuar se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shkakton kriza të një-pas-njëshme “veç sa për të mbetur relevant” sepse si i tillë “askujt s’i intereson për të”.

“Sepse askujt s’i bën përshtypje fare në Bruksel kërcënimi që mund të ndjellë Kurti në kuptimin e tij, ideja është që të mos ndjellë justifikim për Serbinë dhe gangsterët rusë të tjerë që të shkaktojnë përplasje në Ballkan, kudo”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se sjelljet e Kurtit në raport me miqtët ndërkombëtarë janë femijërore.

“Politika e krijimit të krizave për të mbetur relevant në krizë i ka shkaktuar izolim vendit, dhe nuk mund të shpjegojë se sa dëm i kemi shkaktuar vetes, dhe sa të padurueshëm jemi bërë si term në kancelaritë e Bruksleit dhe ShBA-së për shkak të sjelljes fëmijërore që ka bërë Kurti me veprimet e tij të krijimit të krizave, vetëm sa për të qenë relevant”, tha ai në RTV Dukagjini.

TË FUNDIT

TË FUNDIT