“Më parë e vras Albin Kurtin sesa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”, është shprehur Faton Klinaku nga Organizata e Veteranëve të Luftës (OVL) të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), teksa ka ndarë një bisedë që thotë se e ka zhvilluar me një votues të Kurtit i cili sipas tij ka deklaruar se “ka votuar për ndryshim, por s’ka mbetur tjetër gjë pos me ikë jashtë”.
“As se kam votu, as ndryshim për të mirë kurrsesi që nuk kam pritur nga ai, e sa i përket daljes jashtë, më parë e vras Albin Kurtin sesa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”, ka shkruar ai.
Më poshtë postimi i plotë i tij:
Aq shumë i dëshpëruar votuesi i tij saqë tha:
Votën ia dhashë për ndryshim, e ndryshim lëre që nuk ka por po shkojmë edhe më shumë teposhtë si vend dhe s’ka mbetur tjetër gjë pos me ikë jashtë.
I thashë:
As se kam votu, as ndryshim për të mirë kurrsesi që nuk kam pritur nga ai, e sa i përket daljes jashtë, më parë e vras Albin Kurtin sesa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova.
P.S
Kosovën nuk duhet, e as që guxojnë ta lëshojnë ata që kanë luftuar për të.




