Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka njoftuar se asnjë prej departamenteve komunale të arsimit nuk ishin dhe nuk janë në dijeni zyrtarisht për këtë zhvillim dhe nuk e përjashtoi vonesat në fillim të vitit shkollor.
Sazan Ibrahimi për gazetën Nacionale e thënë se mësimi mund të vonohet, për4 shkak të mungesës së teksteve shkollore.
“DKA-të nuk janë të informuara fare për këtë çështje dhe kjo tregon se tekstet shkollore mund të vonohen akoma më shumë dhe që kjo të ketë pasoja në një fillim të mbarë të vitit të ri shkollor! Nuk kemi informata lidhur me rregullimin ligjor të kësaj çështje. Ne jemi në dijeni se MASHTI e ka obligim Ligjor që t’I siguroj tekstet shkollore për nxënësit që vijojnë mësimin e obliguar. Kush garanton se mjetet do të shpërndahen saktë në llogaritë e prindërve kur dihet se shumë prindër mund të mos kenë llogari bankare?”, ka thënë Ibrahimi për Nacionalen.
Siç tha edhe Ibrahimi është obligim i MASHT t’i sigurojë librat e ri shkollor por pas dështimit të kësaj ministrja Arbërie Nagavci njoftoi të hënën se kanë vendosur që këtë t’ua lënë prindërve, të cilët do t’i rimburosjnë më pas nga buxheti shtetëror



