Këngëtarja kosovare Dafina Zeqiri, pas ndarjes nga Dj Geek, duket se ka gjetur dashurinë e re.
Prive.al mëson se i dashuri i ri i Dafinës është Kreshnik Gjergji, një figurë jo fort e njohur në rrafshin e shoubizit.
Ai është biznesmen, në pronësi të të cilit figurojnë disa biznese në vend.
Një prej tyre merret me tregti të frutave dhe perimeve me shumicë, kurse një tjetër sipërmarrje është e profilizuar në fushën e teknologjisë informative.
Pavarësisht aludimeve mbi raportin me DJ Geek kur po vazhdojnë të jenë bashkë në skenë, nuk ka më dilema. Dafina veçse është e lumtur në një lidhje të re!