-4.4 C
Mitrovice
E hënë, 25 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Çun Lajçi përlot me dedikimin për të bijën e ndjerë me rastin e ditëlindjes

Aktori i njohur ka kujtuar vajzën e tij përmes disa fjalëve emocionuese.

Çun Lajçi, e ka uruar për ditëlindje teksa ka shprehur edhe mallin që ka për vajzën.

“S’rreshta t’u ardh me puth gurin tënd..”, shkruan aktori.

Postimi i plotë:

Urime ditëlindja Bubulinë
(02.05.1983)
S’kam harrua më t’shkrua, vonua po, por harrua s’kam,
shumë muej janë ba pa vu shkronja n’letër,
pesë vite s’rreshta tue ardhë me puthë,
gurin tand n’Drelaj!
S’kam harrua më shkrua, por mujtë s’kam,
se gërrye m’ka vetmia,
tue kërkua hijën tande, rrugëve tua,
rrugëve t’mia!
Vonua jam, por s’kam harrua
sot ditëlindjen e ke
që, po i ve shkronjat n’letër:
– Unë pesë vite ma i plakun, Ti pesë vite ma e re!
Bubulinë, urime ditëlindja.
02.05.2023

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT