6.8 C
Mitrovice
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Barrikadat e reja nuk e pengojnë lëvizjen e banorëve në Çabër

Drejtuesi i Zyrës për Gjendjen Civile në Çabër të Zubin Potokut, Qerkin Veseli, thotë se dy barrikadat e reja të vendosura në fshatin Zubq dhe në hyrje të fshatit Jegenic, nuk pengojnë lëvizjen e banorëve të fshatit Çabër.

Ai, në Info Magazine në Klan Kosova, tha e se situata është e qetë dhe se banorët kanë rrugë alternative për të mos kaluar kah barrikadat.

Veseli, mes tjerash, tha se banorët e veriut tashmë janë mësuar me barrikadat, njofton Klankosova.tv.

“Sa i përket banorëve të fshatit Çabër, situata për momentin është e qetë, lëvizja e lirë ekziston por janë vendosur dy barrikada – njëra në fshatin Zubq dhe tjetra në hyrje të fshatit Jegenic. Barrikadat e reja nuk e pengojnë lëvizjen e lirë të banorëve të fshatit Çabër, por barrikadat janë shqetësuese për banorë dhe kjo gjë po ndodh tash e 21 vjet, por jemi mësuar me vendosjen e barrikadave për aq kohë sa nuk e pamundësojnë lëvizjen e banorëve”.

“Për momentin nuk kanë nevojë të lëvizin në zonat ku ka barrikada për shkak që rrezikshmëria është e lartë” u shpreh Veseli.

TË FUNDIT

TË FUNDIT