Këngëtari dhe autori i shumë këngëve, Ilir Shaqiri, sot po feston ditëlindjen.
Ai mbushi plotë 62 vite jetë
Këngëtari ka pranuar urime të shumta, por një urim me fjalët më të mira pranoi edhe nga djali i tij, Korabi.
“Urime ditëlindjen njeriut që i dha flamurit valë! Urime bab edhe 100!”, ka shkruar Korabi.
Ilir Shaqiri, ka krijuar mbi 600 këngë në muzikën tonë të lehtë, popullore dhe për fëmijë. Krijues i muzikës në 17 filma dokumentarë. Krijues i muzikës për shfaqjet “Zeka i Zi” dhe “Fizikanët”, në Teatrin Kombëtar. Ka botuar 34 albume muzikore dhe 4 video-albume me këngë. Në vitin 2012, në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë boton albumin muzikor me 100 këngë të përzgjedhura.
Këngët e tij më të njohura janë: Fjalët e qiririt, Sërish vjen marsi, Lulja e Koshares, Zemra e Kumanovës, Pavarësia, Moj e lindura në Kosovë, Princeshë e Dukagjinit, Dridhe Shkup e Shkodër, Komandant, Ushtar Kavaja, Jam Evropë, e shumë të tjera./Lajmi.net/