5.8 C
Mitrovice
E martë, 7 Prill, 2026

Tri konstatime të NZZ’së për çështjen Kosovë-Serbi, përmendet edhe rishkrimi i kufijve si mundësi

Gazeta prestigjioze zvicerane “Neue Zürcher Zeitung” ka nxjerrë tri konstatime nga ngjarjet e fundit mes Bashkimit Evropian, Kosovës dhe Serbisë, ku sipas analizës së tyre, ishin Shtetet e Bashkuara që përsëri BE’në po e ndihmojnë të dalë nga rrëmuja në Kosovë.

Nga tri konstatimet e NZZ-së, çelësi i zgjidhjes së çështjes mes Kosovës dhe Serbisë është pjesa veriore e Kosovës.

Nëse nuk ka Asociacion në formë autonomie për serbët lokalë e cila mund të administrojë veten pa e çfunksionalizuar shtetin e Kosovës, çfarëdo zgjidhje tjetër do të përfshinte rishkrimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, shkroi gazeta zvicerane.

Caktimin e afatit kohor të një marrëveshje nga Përfaqësuesi i Lartë i BE’së, Josep Borrell, kjo gazetë e cilësoi si “budallallëk” dhe se nëse BE kërkon nga Prishtina koncesioni ajo duhet ta ketë në bord ShBA’në, të cilës kosovar “i zënë besë”.


Tri përfundimet e NZZ-së:

Kosovarët s’i zënë besë BE-së. Borrell është spanjoll, kryenegociatori i tij, Mirosllav Lajçak, është sllovak. Që të dy janë qytetarë të shteteve anëtare që nuk e njohin Kosovën (siç nuk enjohin as Rumania, Greqia dhe Qipro). Si rezultat, dy ndërmjetësit – me të drejtë a pa të drejtë – nuk kanë kredibilitet te kosovarët. Në anën tjetër, për shkak rolit të tyre në luftë, amerikanët shihet si çliruesit dhe herë-herë si etërit themeltar të shtetit të ri. Nëse Brukseli dëshiron të nxjerr koncesione nga Prishtina, ka kuptim ta ketë në bord ShBA-në në negociatat mes Kosovës dhe Serbisë.

BE tani duhet të ndërrojë marshin dhe të paraqesë program intenziv për negociata. Kanë shkuar më ditët kur flitej për targa, formalitete kufitare dhe “çështje tjera teknike”. Sepse, thënë në gjuhë të ashpër, këto kurrë s’janë çështje teknike, por tejet politike dhe mund të zgjidhen vetëm brenda një kornize të përgjithshme të marrëveshjes paqësore. Të vendosësh afate kohore për këso gjëra, siç bëri Borrell, është budallallëk. Në fund, vetëm cilësia e marrëveshjes llogaritet. Dhe kjo gjë matet nga niveli i pranueshmërisë nga të dyja shtetet.

Çelësi i një marrëveshje shtrihet në veri të Kosovës. Një status autonomie duhet të themelohet për popullatën serbe e cila përllogaritet asisoji që mund të adiministrojë veten pa ndikuar në funksionim e shtetit të Kosovës. Kjo është koncepti i vetëm një Kosovë multi-etnike. Për çfarëdo zgjidhje tjetër të qëndrueshme, kufijtë mes Kosovës dhe Serbisë do të duhej të rishkruheshin.

“Neue Zürcher Zeitung” është gazetë e përditshme zvicerane e themeluar në vitin 1780. Konsiderohet si një nga gazetat e botuara në gjuhen gjermane me reputacionin më të lartë në Europë. /Reporteri.net/.

TË FUNDIT

TË FUNDIT