2.8 C
Mitrovice
E hënë, 3 Shkurt, 2025
spot_imgspot_img

Çfarë po ndodh? Digjet një veturë me targa serbe në veri

Një veturë me targa të Serbisë është djegur në veri të Mitrovicës.

Këtë e ka konfirmuar drejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti.

Hoti ka thënë se ky rast ka ndodhur të hënën pas mesnatës dhe se janë duke u zhvilluar hetimet në lidhje me ngjarjen.

“Rasti ka ndodhur diku pas mesnatës. Vetura është me targa të Republikës së Serbisë. Duhet të zhvillohen hetimet”, ka deklaruar Hoti.

Ndërkaq, portali serb, Kossev ka raportuar se pronari i veturës me inicialet N.M., e ka konfirmuar se i është djegur automobili.

“E kam parkuar aty ku e parkoj gjithë kohën. Nuk u besoja syve kur shkova në punë këtë mëngjes. Pyesja veten nëse ishte vetura ime”, ka thënë ai.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shtyrë për 48 orë zbatimin e fazës së dytë të vendimit për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në RKS – Republika e Kosovës.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Qeverisë së Kosovës shtyrje 48-orëshe të vendimit për shqiptimin e gjobave, për t’i lejuar zyrtarët evropianë dhe ata amerikanë që të angazhohen me Kosovën dhe Serbinë për të gjetur zgjidhje për këtë çështje./Dukagjini/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT