2.8 C
Mitrovice
E hënë, 3 Shkurt, 2025
spot_imgspot_img

Njoftimi i fundit nga ujësjellësi mbi impiantin e ujit në Shipol

KRU “Mitrovica” ka njoftuar se është kthyer në operim Impianti për Trajtimin e Ujit në Shipol, shkruan Mitrovica SOT.

Njoftimi thotë se momentalisht impianti është duke punuar me kapacitet të pjesërishëm dhe shpresohet se gjatë natës gradualisht do të rritet kapaciteti prodhues deri në arritjen e kapacitetit të plotë.

Ujësjellësi sërish u bën thirrje konsumatorëve për kujdes dhe që në rast nevoje të vlojnë ujin e pijes.


Njoftimi:

LAJMI I FUNDIT

Rifillon operimi në Impiantin e Ujit në Shipol

Të nderuar konsumatorë,

Para pak çasteve është kthyer në operim Impianti për Trajtimin e Ujit në Shipol i cili momentalisht është duke punuar me gjysmën e kapacitetit prodhues dhe shpresojmë se gjatë natës gradualisht do të vazhdojmë ta rrisim kapacitetin prodhues deri në nivelin e plotë të prodhimit në mënyrë që furnizimi me ujë të pijes të arrijë në të gjitha destinacionet në Mitrovicë dhe Skenderaj.

Sidoqoftë, duke pasur parasysh situatën aktuale në të cilën ndodhemi, kërkojmë nga konsumatorët që të jenë të kujdesshëm gjatë konsumit të ujit për pije dhe sipas nevojës ta vlojnë në rast se vlerësojnë se kërkohet një gjë e tillë.

Për zhvillime të reja mbi gjendjen e ujit do ju informojmë me kohë.

Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj!

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT