7.7 C
Mitrovice
E hënë, 3 Shkurt, 2025
spot_imgspot_img

Arrestohet një 63-vjeçar, dyshohet se i armatosur grabiti institucionin mikrofinanciar “Finca” në Mitrovicë

Një 63-vjeçar është arrestuar në Mitrovicë si i dyshuar për grabitjen që ka ndodhur sot në një institucion mikrofinanciar në rrugën ”Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Pas raportimit të sotëm të rastit te grabitjes, hetuesit e Njësisë se Hetimeve Rajonale kanë ndërmarrë veprime intensive hetimore në identifikimin dhe zbulimin e personave të dyshuar dhe si rezultat i kësaj dhe dyshimeve të arsyeshme në orët e pasdites kanë arrestuar një person të dyshuar”, tha ai.

“I dyshuari 63 vjeçar, është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit dhe dyshohet se në këtë rast kanë qenë të përfshirë edhe persona të tjerë”, u shpreh ai.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit ndërsa me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake është kryer një kontroll në një lokacion ndërsa hetimet janë duke vazhduar për zbardhjen e plotë të këtij rasti.

/GazetaSinjali/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT