E ngarkuara me punë në ambasadën amerikane në Kosovë, Wylita Bell, u takua me komandantin e sapoemëruar të KFOR-it, gjeneralmajorin Roberto Vergori.
Në njoftim, ambasada tha se janë të përkushtuar për të mbështetur KFOR’in.
“Në takim u theksua rëndësia e stabilitetit dhe paqes në Kosovë dhe në rajon. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbështetur misionin e KFOR-it në ruajtjen e stabilitetit në Kosovë dhe në rajon”.
Gjenerali italian këtë muaj mori drejtimin e KFOR’it nga paraardhësi i tij turk, Ozkan Ulutas.



