4.9 C
Mitrovice
E diel, 2 Shkurt, 2025
spot_imgspot_img

Sondazhi i fundit: LDK-ja e Abdixhikut e vazhdon rritjen, VV-ja e vazhdon rënien

Rritja e Lidhjes Demokratike të Kosovës në krye me Lumir Abdixhikun tashmë ka marrë përmasa “të frikshme”, bazuar në sondazhin e fundit që e ka parë gazeta Nacionale. Sa saktësisht është rritja dhe çka do të thotë kjo?

Se LDK-ja po rritet në sondazhe me një ritëm të shpejtë, kjo veçse dihej. Në sondazhet e publikuara nga Nacionale për muajin shtator të këtij viti, kjo parti politike kishte shkuar në 22.3%, megjithëse kishte pasur vetëm 12.7 për qind në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit të vitit 2021.


Sidoqoftë, në sondazhet që i ka parë Nacionale nga një kompani e marrëdhënieve me publikun e të cilat janë publikuar gjatë ditës së djeshme, del se rritja e kësaj partie është e paparashikueshme.

“Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin këtë të diel, për cilën parti politike do të votonit?” – ishte pyetja e shtruar në këtë matje të opinionit publik.

 

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT