24.6 C
Mitrovice
E mërkurë, 27 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Rënia e dronit në Mitrovicë, deklarohet Bedri Hamza

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza ka thënë se nga rënia e dronit në lagjen Bair nuk ka pësuar ndonjë person.

Hamza në një prononcim për media, nuk u deklarua rreth asaj se kujt i përket ky dron, duke shtuar se me këtë çështje merren organet përgjegjëse.


“Droni ka rënë sot. Në bazë të informative nuk ka persona të lënduar e as dëme material. Detajet do të jepen nga organet përgjegjëse”, theksoi ai.

Ndryshe, një dron sot i madhësisë rreth tri metra ka rënë në oborrin e një shtëpie në lagjen Bair të Mitrovicës.

Banorët e shtëpisë kanë deklaruar se droni fillimisht ka goditur ballkonin, pastaj ka rënë në tokë.

Droni më pas është larguar nga Policia e Kosovës.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT