Ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka deklaruar se mungesa e komunikimit të drejtpërdrejtë dhe strategjik me nivelet më të larta të administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, përbën rrezik për sigurinë kombëtare të Kosovës.
Osmani ka theksuar se marrëdhënia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk është çështje protokolli, por një çështje jetike për sigurinë dhe interesat strategjike të vendit.
“Kjo mungesë, i lë hapësirë më të madhe Serbisë që të shtyjë përpara narrativat e saj të rrejshme kundër Kosovës.Kosova nuk mund ta trajtojë si çështje dytësore marrëdhënien me aleatin e saj jetik. Pa një partneritet të fortë politik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, as integrimi ynë euroatlantik, as mbrojtja e së vërtetës historike për luftën çlirimtare, as mbrojtja e sovranitetit dhe shtetësisë sonë nuk mund të garantohen me sigurinë dhe qëndrueshmërinë që kërkojnë interesat tona kombëtare”, tha Osmani.



