13.1 C
Mitrovice
E enjte, 28 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Vuçiq thërret këshillin e sigurisë kombëtare pas refuzimit nga kryeministri Kurti i mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, sipas njoftimeve të mediave serbe ka caktuar për nesër mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë.

Nesër në orën 12:00 nis mbledhja e këtij këshilli me thirrje të presidentit serb Vucic sipas raportit të gazetës serbe Blic.


Sipas gazetës serbe Blic që thirret në burime temë mes tjerave do të jetë edhe, siç e vlerësojnë refuzimin e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale serbe në Kosovë, duke e theksuar se kjo po bëhet nga kryeministri Albin Kurti.

“Do të bisedohet për refuzimin e Albin Kurtit që të mbahen zgjedhjet në Kosovë e Metohi, kërcënimet me sanksione ndaj Serbisë, qasja ndaj NIS në furnizimin e tregut serb me naftë e analiza e ngjarjeve të fundit me theks të posaçëm krizën me furnizim me mallrat esenciale në Europë”, i ka thënë Blic’it burimi.

Kryeministri Kurti të premten kishte deklaruar se do të lejohet mbajtja e zgjedhjeve por pa e theksuar rrjedhën e këtij procesi.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT