4 C
Mitrovice
E shtunë, 18 Janar, 2025
spot_imgspot_img

Foshnja që u varros e gjallë shpëton mrekullisht

Një foshnje e lindur para kohe, e cila u gjet e varrosur e gjallë në një tenxhere prej balte në Indinë veriore,  është rikuperuar plotësisht ka bërë të ditur mjeku i saj. Ajo u soll në spital në gjendje kritike në mesin e muajit tetor, duke vuajtur nga septikemi dhe kishte një numër të rrezikshëm të trombociteve. Tani ajo ka fituar peshë dhe numri i trombociteve është normal, i tha BBC-së pediatri i saj Ravi Khanna.

Prindërit e saj nuk janë gjetur ende dhe foshnja do të paraqitet për birësim pas një periudhe të detyrueshme pritjeje. Tani për tani, ajo është nën kujdestarinë e autoriteteve të mirëqenies së fëmijëve në rrethin Bareilly, në qytetin verior të Uttar Pradesh. Ajo u gjet aksidentalisht nga një fshatar që po varroste vajzën e tij, e cila i kishte vdekur. Hindusët zakonisht i dërgojnë trupat e pajetë në krematorium, por foshnjat dhe fëmijët e vegjël shpesh varrosen.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT