16.7 C
Mitrovice
E premte, 12 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Reka tregon se si e qëlloi ditën kur Rusia do sulmonte Ukrainën

Këshilltari i pavarur për çështje të sigurisë e gjeo-politikës në Britani të Madhe, Visar Reka, foli në Info Magazine të Klan Kosovës, duke treguar se si ia qëlloi për datën e saktë kur Rusia do të fillonte luftën me Ukrainën.

“Fatkeqësisht isha i saktë. E thash këtë datë si datë e fillimit të luftës duke u bazuar në kushtet meteorologjike, duhej temperaturë e ulët që të ngrijë toka, sot pati temperaturë në minus 5, çka e mundësoi lëvizjen e artelerive të rënda të Rusisë”, tha Reka.

Tutje Reka foli edhe për situatën në përfjithësi, duke thënë se Perëndimi nuk do të hyjë në luftë me Rusinë.

“E vetmja gjë që mund të bëjë Perëndimi është ‘lëshoja rrugën budallës’. Konfrontimi i Perëndimit me Rusinë do të çonte në luftë globale”.

“Ukraina është humbur, do të bie në duart e Rusisë, pyetja është se ku do të ndalet Putini, këtë frikë e kanë edhe Perëndimi e SHBA-ja”

Eksperti i sigurisë tha se Perëndimi i kishte garantuar mbrojtje Ukrainës, por se sipas tij, ata dështuan.


“Perëndimi ua ka borgj Ukrainës ndihmën. Në vitin 1995 ukrainasit i dorëzuan të gjitha armët bërthamore me garanci të Perëndimit se do i mbrojë nëse ka telashe. Kjo e ka obliguar Perëndimin që në rast të pushtimit të ndërhyjë, por kjo nuk ndodhi. Jo gjithçka që premtohet realizohet”, tha ai.

“Ukraina është një shembull tragjik i dështimit të ndërtimit të një arkitekture të sigurisë në Evropë, por ajo dështoi, dhe asgjë nuk do të jetë ashtu siç ishte sa i përket sigurisë dhe lidhjes mes Perëndimit dhe Rusisë”.

Sa i përket pasojave që situata në Ukrainë mund të sjellë në Ballkan, Reka u shpreh i bindur se nuk do të ketë eskalim të situatës për sa kohë që NATO është këtu.

“Qeni më i madh i mahalles është NATO dhe këta të tjerët janë këlyshë të vegjël që nuk kanë llogari të ballafaqohen me të”, tha Reka duke folur për rajonin e Ballkanit.

“Tani për tani Kosova është e sigurt, mirëpo shtetet përgatiten për skenarin më të keq, jo më të mirin. Skenari më i mirë është se NATO-ja është këtu, BE është stabile, Putini është mbytur në bazend, por zakonisht nuk qëndron ashtu për shumë gjatë. Skenari më i keq do të ishte një konflikt mbarë-evropian, ku Serbia do të mund të shfrytëzonte situatën, por ajo është larg nesh”.

“Shpresojmë se do të jetë i shpejtë përfundimi i gjithë kësaj, por besoj se do të jetë i gjatë”, përfundoi Reka.

“Nëse ukrainasit vendosin për strategji rraskapitëse, që do të thotë një luftë gjysmë-guerile në tokë, atëherë do të zgjasë shumë, por nëse përballen direkt me rusët, do të përshpejtonte fundin e luftës”

“Si njeri është më mirë që të humbet lufta e të shpëtohen jetët e njerzve, por si politikan gjërat ndryshojnë”.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT