22.2 C
Mitrovice
E premte, 12 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Çitaku: Kosova nuk guxon ta bartë barrën e rrezikut të dështimit të dialogut me Serbinë

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka folur për procesin e dialogut Kosovë-Serbi dhe për pozicionin e Partisë Demokratike të Kosovës rreth këtij procesi.

Çitaku në dpt te Fidani në T7 ka thënë se PDK do t’i jap mbështetje të plotë Qeverisë duke shtuar se Qeveria si barëse e procesit duhet të tregohet serioze.


Ajo theksoi se Kosova nuk guxon ta bartë barrën e dështimit të dialogut me Serbinë.

“Qeveria e Kosovës, partitë politike të gjitha duhet të ulen bashkë. Kosova nuk duhet ta ketë synim ta bind Serbinë, sepse Serbinë nuk kemi me arritë me e bind asnjëherë. Ne duhet t’i bindim partnerët tanë ndërkombëtarë që ne jemi seriozë, që ne kemi një ofertë konkrete dhe që ne duam përmbylljen e këtij procesi. Kosova nuk guxon ta bartë barrën e dështimit të dialogut me Serbinë. Ne jemi në opozitë, ne do t’i japim mbështetje të plotë Qeverisë. Qeveria si bartëse e procesit duhet të tregohet serioze dhe proaktive”, ka thënë Çitaku. /Express

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT