Partia turke KDTP, i është bashkuar kundërshtarëve të cilët do të votojnë kundër ndryshimin e Kodit Civil.
Pas AAK-së edhe KDTP-ja ka thënë se është kundër ndryshimeve të Kodit Civil i cili pritet të lejojë martesat mes seksit të njëjtë.
KDTP-ja në reagimin e tyre, thotë se qendrimi i tyre nesër në Kuvend do të jetë që neni që lejon martesat e gjinisë së njejt të mos përfshihet në Kodin Civil.
“Qëndrimi i Partisë sonë lidhur me këtë nen do të jetë që ky nen të mos njihet ligjërisht me arsyetimin se është një opinion kundër vlerave të shenjta dhe fetare të shoqërisë sonë dhe nuk i përket vlerave, kulturës, traditave dhe zakoneve tona familjare. Si parti, me respekt i deklarojmë opinionit publik se ligji për këtë çështje nuk do të mbështetet dhe deputetët tanë do ta votojnë kundër”, thuhet në komunikatën e KDTP.
Kujtojmë se më herët edhe shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se do të votojnë kundër ligjit për martesat të së njejtës gjini, ndërsa gjatë ditës përfaqësuesit fetar të Kosovës kanë nëshkruar një deklaratë kundër këtij ligji.