23.4 C
Mitrovice
E diel, 14 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Vjosa Osmani nuk e do pallatin presidencial aty ku e deshi Hashim Thaçi

Presidenca e Kosovës po vazhdon të kryejë funksionet në kuadër të objektit të Kuvendit të Kosovës.

Është vetë presidentja Vjosa Osmani, e cila nuk e do Pallatin Presidencial, aty ku e donte Hashim Thaçi gjatë kohës sa ishte President.


Kjo është bërë e ditur edhe nga Ministrja e Kulturës.

“Kjo është bërë sepse konsiderohet se parametrat e terrenit, lokacioni, ndikimi në zonën ku është është propozuar e mbi të gjitha shpenzimet enorme nuk lejojnë që të akomodohet lokacioni I tillë si vend pritës i selisë së Presidencës së Kosovës. MKRS e përshëndet këtë vendim të presidencës”, u tha në përgjigjen e tyre, transmeton klankosova.

Sipas këtij dikasteri ishte nënshkruar kontratë e majme për renovimin e këtij objekti.

Madje në fillim të këtij projekti ishte parparë edhe zhvendosja e stafit të ministrisë së Bujqësisë dhe asaj të Kulturës.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT