26.5 C
Mitrovice
E diel, 14 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

I konfirmohet aktakuza, Zefaj: ‘Sot m’u paskan qepu mu’

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka konfirmuar aktakuzën për korrupsion ndaj ish-zëvendësministrit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Engelbert Zefaj, ndërsa ky i fundit ka reagua duke thënë se ‘sot m’u paskan qepu mu’.

Zefaj, po e konsideron si “qepim” aktakuzën ndaj tij, ndërsa ka thënë se mos raportimi i pasurisë në Agjencinë Antikorrupsion me kohë, thotë se ka ndodhur nga harresa.


“Sot m’u paskan QEPU mu! Aktakuzë për mosraportim të pasurisë! Sqarim: Për ata që ju intereson E vërteta: E kam raportu pasurinë por me disa ditë vonesë. Kam raportu pasi që AKK ma ka rikujtu! Arsyeja: Harresa ka ndodhur sepse e kam përfunduar mandatin e zv.ministrit në muajin Mars, pikërisht në muajin kur edhe duhet të raportohet pasuria”, ka sqaruar Zefaj përmes një shkrimi në Facebook.

Tutje ai thotë se nuk ka pasur arsye ta fshehë pasurinë pasi ajo vetëm sa i është zvogluar.

Postimi i plotë:

Sot m’u paskan QEPU mu!
Aktakuzё pёr mosraportim tё pasurisё!
Sqarim: Pёr ata qё ju intereson
E vёrteta: E kam raportu pasurinё por me disa ditё vonesё. Kam raportu pasi qё AKK ma ka rikujtu!
Arsyeja: Harresa ka ndodhur sepse e kam pёrfunduar mandatin e zv.ministrit nё muajin Mars, pikёrisht nё muajin kur edhe duhet tё raportohet pasuria.
Sqarim: Nё raportimin e pasurisё qё e kam ba nuk ka asnjё rritje tё pasurisё, bile vetёm ёshtё zvogluar. Kjo tregon se nuk kam pasur asnjё arsye me fsheh pasurinё!
Pёrfundim: Disi po tingёllon si ndonjё krim i kryer nga ana ime, nё fakt ёshtё fjala vetёm se jam vonu me raportu pasurinё time nё afatin e caktuar!

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT