24.4 C
Mitrovice
E martë, 16 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Ambasada e SHBA në Prishtinë: Escobar dhe Lajçak përfunduan vizitën produktive në Prishtinë, inkurajojmë angazhim urgjent në dialog

Pas disa ditësh, ka përfunduar vizita e Escobar dhe Lajçak në Kosovë.

Ambasada e ShBA-së në Kosovë e ka quajtur këtë vizitë produktive, derisa ka shkruar se SHBA mbështet fuqishëm dialogun e lehtësuar nga BE-ja, si mënyra më e mirë për liderët e Kosovës për të ofruar një të ardhme evropiane për qytetarët e saj.

“Përfundoi një vizitë produktive e përbashkët SHBA-BE nga Përfaqësuesi Special i SHBA-së në Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak, në Kosovë.
SHBA-ja mbështet fuqishëm Dialogun e lehtësuar nga BE-ja, si mënyra më e mirë për liderët e Kosovës për të ofruar një të ardhme evropiane për qytetarët e saj. Status quo-ja është e paqëndrueshme; ne inkurajojmë angazhimin konstruktiv, fleksibël dhe urgjent nga të gjithë për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për marrëdhëniet e normalizuara, të përqendruara në njohjen reciproke. Askush nuk po kërkon nga liderët e Kosovës që të komprometojnë sovranitetin e Kosovës, të heqin dorë nga integriteti i saj territorial ose të shkelin Kushtetutën e saj. Ato janë të shenjta”, thuhet në reagimin e Ambasadës së ShBA-së në Kosovë.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT