Gjashtë persona kanë vdekur në 24 orët e fundit nga COVID-19 në Kosovë.
Siç bëhet e ditur nga të dhënat e ministrisë së Shëndetësisë, një viktimë është mbi moshën 80-vjeçare.
Tre viktima janë nga mosha 70 deri 79 vjeç.
Ndërkaq, dy viktima janë nga mosha 60 deri 69 vjeç.
Po ashtu, sot janë konfirmuar edhe 2 mijë e 33 raste të reja me COVID-19.