31.1 C
Mitrovice
E enjte, 28 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Haradinaj: Dhashë dorëheqje për ta shpëtuar Kosovën

Kryeminisri në detyrë, Ramush Haradinaj, po vazhdon që dorëheqjen e tij ta arsyeton me shumë çëndrime të ndryshme, varësisht prej televizionit apo ditës se ku është, shkruan Gazeta Metro.

Haradinaj fillimisht tha se po jep dorëheqje nga posti i kryeministrit pas ftesës nga Gjykata Speciale në Hagë.

Pas kësaj tha se kjo ftesë ju montua vetëm për shkak të taksës dhe ngulshmërisë së tij për mos ta hequr atë taksë ndaj Serbisë.

Por, tani po thotë se dha dorëheqje për ta shpëtuar Kosovën, diçka që nuk po e thotë se ka nga çfarë e shpëtoi.

“Unë mendoj kur kam dhënë dorëheqje e kam shpëtu Kosovën, ata që thanë ka qenë e keqe kjo qeverisje kanë me lyp, e kam shpëtu prej qeverisjes keqe vendin”, tha Haradinaj.

Haradinaj po ashtu Albin Kurtin e Vjosa Osmanin nuk ka se çfarë t’i bën Gjykata Speciale, andaj vendi do të jetë rahat tani nga Gjykata Speciale dhe nuk do të vjen ndonjë situatë e tillë sikurse i ndodhi atij me dorëheqje../gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT